Me vendim të Qeverisë prej sot filloi ora policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Nga nesër do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve bastore. Prej nesër mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj.

Masat restriktive do të zgjasin deri më 20 prill. Ky vendim u mor dje në seancën e 63-të Qeverisë me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në orën 20:00 filloi ora policore në Maqedoni, do të zgjas deri më 20 prill shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";