“Kanader T21”, helikopter i specializuar për shuarjen e zjarreve mbërrini nga Rumania ndërsa pasdite pritet edhe aeroplani “Herkules 530”, i cili është me pajisjen më bashkëkohore, mban pajisje shoqëruese zjarrfikëse, zjarrfikës dhe resurse të tjera shoqëruese materialo-teknike për shuarjen e zjarreve. Do të veprojë aty ku është më kritike, kumtoi sot në konferencë shtypi ndihmës-drejtuesja e Sektorit për operacione dhe koordinim në kuadër të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Maria Millkova.

Drejtuesi i Sektorit për Operacione dhe Koordinim në kuadër të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Goran Stojanovski sqaroi se aeroplani “Herkules 530” është transportues dhe është i përshtatshëm për shuarjen edhe të zjarreve.

“Bëhet fjalë për aeroplan të specializuar, për qëllime të specializuara i cili me vete transporton resurse materialo-teknike, transporton njerëz, zjarrfikës dhe qese gjashtëtonëshe të mbushura me ujë dhe gjatë fluturimit në rajonin që i jepen si koordinata për zjarr aktiv, ato janë hidraulike dhe në formë të bombës-parashutë koncentrohen në zjarrin ku praktikisht është burimi i vatrës së zjarrit. Këta janë aeroplanë të mëdhenj, normal në koordinim me VING-un dhe me Shtatmadhorinë”, theksoi Stojanovski.

Ai potencoi se qendra operative sot do të vendosë prej ku ky aeroplan do të mbushet me ujë, duke e pasur parasysh se me rregullat e UNESKO-s ndalohet në Liqenin e Ohrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I kemi dy mundësi – Liqeni i Prespës si edhe një prej liqeneve më të mëdha artificiale, kështu që sot do të vendosim se si do të bëhet dhe besoj se sot në orën 17 do të keni informacion të qartë për mënyrën dhe procedurën e veprimit të tij”, tha Stojanovski.

Ai tha se beson se këto mjete materialo-teknike dhe fluturake të cilat me të vërtetë përdoren për këtë qëllim, për zjarre të mëdha do të jenë të mirëseardhura duke i pasur parasysh predispozitat kohore të cilat priten – me diell, mot i nxehtë dhe mundësia e zhvillimit shtesë të situatës me zjarre shtesë do të kontribuojë shumë që të mund të përballen me to.

Lidhur me gjendjen me zjarret Stojanovski theksoi se për momentin në Pehçevë gjendja është më kritike.

“Sot në mëngjes patëm temperaturë të mirë prej 9 gradë Celsius e cila në njëfarë mënyre lejoi që të gjithë helikopterët të ngrihen dhe të veprojnë në atë drejtim. Është rajoni i Pehçevës dhe Berovës. Të gjitha resurset materialo-teknike dhe një numër i madh i resurseve njerëzore janë në drejtimin Pehçevë – Berovë, ndërsa forca tjetër materialo-teknike dhe resurset njerëzore janë koncentruar në Dellçevë drejt Razllovcit, për mundësinë të veprohet sa më shumë që të parandalohet zjarri që të shpërthejë drejt Berovës, gjegjësisht drejt Gollakut”, theksoi Stojanovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Shtip potencoi, ka riaktivizim të sërishëm të zjarrit në Krivi dell dhe atje janë 35 ushtarë dhe ekipe zjarrfikëse, ndërsa atje janë edhe një pjesë e Ekonomisë së pyjeve të cilët po veprojnë në terren.

“Kemi hall në atë pjesë, dhe drejt Kadrifakovës, në kufirin midis Shtipit dhe Sveti Nikollës. Në Prilep janë dy zjarre. Njëri zjarr është nën kontroll të plotë dhe nuk ka kurrfarë problemi ndërsa zjarri i dytë është nën Pletvar, pak më i vështirë për shkak të terrenit të paqasshëm dhe në këtë moment janë duke vepruar derisa koha është e tillë, temperaturat janë sa duhet që të mund të veprohet. Megjithatë, terreni i paqasshëm nuk lejon për momentin të mundeni me të gjitha kapacitetet dhe forcat të veproni. Është duke u mbajtur nën kontroll. U dakorduam me kryetarin e komunës të shohim gjatë ditës nëse ka nevojë me siguri do të intervenojmë edhe me fluturake. Do të shohim çfarë drejtimesh do të marrim”, shtoi Stojanovski.

The post Në Pehçevë edhe më tej gjendja kritike, nga Rumania mbërrin helikopteri për shuarjen e zjarreve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";