Në Prilep janë ndaluar dy persona për “blerje votash dhe ndikim në votime”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se zgjedhjet lokale 2025 po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike në gjithë territorin e vendit.
“Deri tani nuk janë regjistruar shkelje serioze të rendit dhe qetësisë publike, deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Në orën 09:00, në rrugën “Dabniçka” në Prilep, policët nga Stacioni Policor i Prilepit ndaluan për veprën penale të “blerjes së votës dhe ndikimit mbi votimin” dy persona nga Krusheva: B.H. (72) dhe D.S. (36). Në lidhje me të njëjtin rast, në stacionin policor të Prilepit janë thirrur edhe: S.A. (28), M.A. (31), Sh.A. (40), D.A. (22) dhe Xh.A. (36), gjithashtu nga Krusheva, që qëndrojnë në Prilep. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet denoncimi i duhur ligjor.

Janë regjistruar disa denoncime për agitacion gjatë votimit në disa vende, por pas ndërmarrjes së masave të nevojshme, deri tani nuk janë konfirmuar pretendimet e paraqitura.

MPB njoftoi se çdo shkelje e procesit zgjedhor mund të raportohet në stacionin policor më të afërt ose në numrat e telefonit 192 ose 112.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy