Para ditës së nesërme, të shtunë, ditë e zgjedhjeve për kryetar, në Komunën Qendër Zhupa sot në kushte shtëpie, të drejtën e votës duhet ta ushtrojnë 29 persona të janë të sëmurë.

“Sipas planit të përcaktuar, nga ora 14:00, këshillat zgjedhorë të caktuar do të vizitojnë 29 personat e sëmurë, për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Kemi pasur kërkesa nga 32 persona, por tre prej tyre nuk janë pranuar sepse nuk janë përfshirë në listën zgjedhore”, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Krahasuar me zgjedhjet e përsëritura të 17 prillit të këtij viti, numri i atyre që do të votojnë sot është më i vogël për 28, ndërsa me zgjedhjet e rregullta lokale, të 17 tetorit të vitit të kaluar, është më i lartë për 11 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të drejtën e votës nesër duhet ta ushtrojnë 7.154 persona ose 77 votues më shumë se zgjedhjet e parakohshme të prillit, ndërsa krahasuar me zgjedhjet e rregullta lokale të tetorit të vitit të kaluar janë 1.63 votues më pak./Telegrafi/

Në Qendrën Zhupa sot votojnë personat e sëmurë shkruan Telegrafi.