Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë muajit qershor, u raportuan 2 raste të konfirmuara me HIV dhe një rast me AIDS, të tre rastet ishin meshkuj, shkruan në njoftimin e ri mujor të sëmundjeve infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Nga rastet e reja, dy i përkasin grupmoshës 30-34 vjeç dhe një rast grupmoshës 60-64 vjeç. Është regjistruar një vdekje nga AIDS”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara (që nga 30 qershori), numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987–2025, është 709, edhe atë: 136 persona kanë vdekur, dhe 569 persona jetojnë me HIV/AIDS (4 persona kanë një rezultat të panjohur).

“Në grupin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut (duke përjashtuar HIV/AIDS), u regjistruan 8 persona të infektuar, duke përfshirë 4 raste të Hepatitit B viral, 3 infeksione nga klamidia dhe një rast me gonorre”, shtohet në njoftim.

Advertisement

The post Në qershor janë regjistruar dy raste të reja me HIV dhe një me AIDS appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy