Në RMV u shënua java e shëndetit të grave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një e treta e grave ballafaqohen me ankth dhe vështirësi të ndryshme depresive gjatë shtatzanisë dhe lindjes së tyre. Nevojitet përgatitje, mobilizim dhe njohje të këtyre simptomave për të tejkaluar sa më kollaj situatën e tyre pas lindjes. Kështu u tha gjatë prezantimit të doracakut për skrining, diagnostikim dhe njohjen e simptomave që do të ndihmojnë jo vetëm pacientet por edhe mjekëve.

“Arsyeja e mos zbulimit të hershëm të këtyre simptomave qëndron tek njohja e ulët e vetë nënave të ardhshme, mos njohja e simptomave nga rrethi ku janë ato. Shpesh herë ato edhe paragjykohen, por mos zbulimi i hershëm vjen edhe nga ana e punonjësve shëndetësor.”, u shpreh drejtoresha e spitalit psikiatrik, Slavica Arsova.

“Ky doracak nuk i zgjidh të gjitha problemet e juaja, mirëpo u jep një bazë përmes së cilës do të mund të vërtetohet më lehtë në çfarë niveli ka arritur shëndeti mendor i nënave dhe sa ato probleme mund të jenë ose serioze.”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve, Gligor Tofoski

Autoritetet shëndetësore thonë se po punojnë në përforcimin e kapaciteteve shëndetësore për këtë çështje.

Advertisement

“Po punojmë në edukimin e vazhdueshëm dhe mundësive për zhvillim profesional të kuadrove shëndetësore. Njëheri po punojmë në përforcimin e kuadrit mjekësor për të siguruar kujdes maksimal për çdo grua.”, zëvendës ministri i shëndetësisë, Jovica Andovski

Të gjitha këto u thanë me rastin e shënimit të javës për shëndetin e grave. /RTVM2

 

The post Në RMV u shënua java e shëndetit të grave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy