Ka përfunduar rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, të cilat kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Aleksandar Dashtevski, i vlerësoi si të suksesshme.

KSHZ i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare, sipas të cilave në rrethin e dytë, OBRM ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI në shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rrethin e dytë ka fituar edhe kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska, e cila është mbështetur nga OBRM-PDUKM. Ndërsa kandidat i pavarur ka fituar edhe në Kumanovë, gjegjësisht Maksim Dimitrievski.

Rezultatet përfundimtare, siç kanë paralajmëruar nga KSHZ, do të publikohen gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rrethin e dytë OBRM-PDUKM ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë shkruan Telegrafi.