Nën moton “U bë shumë”, partia opozitare OBRM-PDUKM, sonte filloi një protestë të ashtuquajtur për ndryshim, para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi, anëtarë dhe simpatizues të OBRM-PDUKM-së dhe partnerëve të tyre në koalicion, janë mbledhur para Qeverisë ku pritet edhe fjalimi i kryetarit të partisë, Hristijan Mickoski.

Partia njofton se mesazhi kryesor që do të dërgohet nga tubimi i publik i sontëm është kërkesa për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat sipas OBRM-PDUKM-së janë zgjidhja e vetme e krizës ekonomike dhe politike në të cilën vendi ndodhet.

Në Shkup po zhvillohet protesta e OBRM-PDUKM-së, kërkohen zgjedhje të parakohshme parlamentare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";