Në Shkup shënohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, sonte është shënuar “4 korriku” – Dita e Pavarësisë së Amerikës.

Para një numër të ftuarish, partnerë dhe miq të ShBA-ve, ambasadorja Angela Ageler ka dërguar porosi për liri, partneritet dhe ardhmëri të përbashkët. Ajo potencoi se edhe pse në këtë pjesë të botës, 249 vjet nuk llogariten shumë, ajo për ShBA-të është dëshmi për një komb të vogël, por energjik dhe të fuqishëm, i ndërtuar mbi themelet e lirisë, vetëmenaxhimit dhe mbrojtjen e të drejtave bazike.

Në fjalimin e saj ajo kujtoi se këtë vit shënohen edhe 30 vjet vendosje të raporteve diplomatike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe krerët shtetëror.

Advertisement

 

The post Në Shkup shënohet 249-vjetori i Pavarësisë së ShBA-ve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy