Në Shkup shtrenjtohet uji për 10%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Uji i pijshëm në Shkup u shtrenjtua për tre denarë për metër kub. Shtrenjtimi është mesatarisht rreth 40 denarë, që do të thotë se nëse një familje ka paguar 1000 denarë ujë, tani do të paguajë 1040. Qytetarët tashmë kanë marrë faturat e shtrenjtuara të ujit.

“I morët faturat e reja të shtrenjtuara të ujit? Po – a është shtrenjtimi i madh? 20-30 denarë”, tha një qytetar për “Alsat”.

“Ajo që kemi në shtëpi, vetëm për të pirë, për të larë enët, për t ‘u larë dhe 500 denarë, është shumë edhe tani 10%…”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Gjithçka është shtrenjtuar, veçanërisht rryma. Uji e kështu me radhë”, tha një qytetar.

Advertisement

Kësaj radhe, Komisioni Rregullator Energjetik ka përcaktuar çmimin e ri të ujit. Vendimi është marrë pasi Këshilli i Qytetit të Shkupit nuk ka respektuar detyrimin ligjor për përcaktimin e çmimit brenda afatit të përcaktuar. Ndërkohë derisa rritet çmimi, vendi humbet sasi të mëdha uji. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra e Komunikimeve Civile, 245 milionë metra kub ujë është prodhimi vjetor i ujit në vend dhe më shumë se gjysma e tij humbet.

Komisioni Rregullator apelon për përdorim racional të ujit./Alsat/

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy