Në Shkup u mbajt marsh protestues në mbështetje të popullit palestinez

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” sot mbajti një marsh protestues në Shkup, në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe dënimi të okupimit dhe gjenocidit.

Marshi filloi para përmendores “Simfonia e Paqes” (përballë gjimnazit “Josip Broz-Tito”), vazhdoi përgjatë Kuvendit dhe përfundoi para Ministrisë së Punëve të Jashtme, përcjell TV21, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët theksuan se marshi ishte pjesë e një lëvizjeje globale të solidaritetit, me një mesazh të qartë: armëpushimi nuk e anulon përgjegjësinë për krimet e luftës të kryera, dhe as nuk e fshin gjenocidin.
Ata kërkuan nga autoritetet maqedonase të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe morale, duke e njohur gjenocidin dhe duke vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në fokus ishte qasja e menjëhershme dhe e pakushtëzuar e ndihmës humanitare për Gazën, si dhe rindërtimi i drejtë nën udhëheqjen e vetë popullit palestinez. Organizatorët theksuan se bllokimi ose kushtëzimi i ndihmës përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, dhe kërkuan mbikëqyrje aktive dhe përgjegjësi nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për çdo pengesë.
Ata paralajmëruan gjithashtu se rindërtimi nuk duhet të shndërrohet në projekt fitimprurës për elitat, por duhet të shërbejë për rindërtimin e shtëpive, shkollave, spitaleve dhe dinjitetit njerëzor.

Advertisement

Organizatorët i drejtuan disa kërkesa konkrete Qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Të dënojë gjenocidin në Gaza dhe të veprojë në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit;

Të votojë në solidaritet me popullin palestinez në të gjitha votimet e ardhshme në OKB;

Sërish ta njohë Palestinën;

Advertisement

Të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, kulturore, arsimore dhe sportive me Izraelin;

Të marrë pjesë aktivisht në dërgimin e ndihmës humanitare për Gazën;

Të arrestojë personat e ndjekur për krime lufte sapo të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me detyrimet si shtet anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy