Në Shkup u organizua një marsh protestues për solidaritet me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit në Gaza.
Nën moton “Nuk ka paqe pa liri”, marshimi filloi para Monumentit Simfonia e Paqes dhe përfundoi tek ndërtesa e Qeverisë.
Organizatorët nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se kjo protestë fokusohet në nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e bazuar në liri, drejtësi dhe përgjegjësi — dhe jo vetëm në një ndërprerje të sipërfaqshme të armëpushimit që legjitimon pushtuesin dhe mohon të drejtat e popullit palestinez.
Ata kujtuan se ndërprerja e armëpushimit nuk e fshin përgjegjësinë për krimet e kryera ushtarake dhe nuk e zhduk gjenocidin që ka ndodhur në Gaza.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";