Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në komunikacion. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 254 masa, nga të cilat 53 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalimi në dritë të kuqe, 20 masa për mospërdorimin e rripit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Telegrafi/

The post Në Shkup u sanksionuan 254 vozitës, 53 për shpejtësi tej normave të lejuara appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";