
Në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Shkup u kremtua 102-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë.
Në aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Maqedonia e Veriut, përfshirë kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi si dhe disa kryetarë komunash.
Ceremonia nisi me intonimin e himneve kombëtare të Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, falënderoi të pranishmit dhe përcolli përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Advertisement
    Ai kujtoi se Republika e Turqisë u themelua 102 vite më parë dhe theksoi përparimin e arritur në çdo fushë që nga ajo kohë.
Kujtojmë se gjatë pritjes u lexua edhe mesazhi i presidentit Erdogan me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës së Turqisë.
 
 
 
 
