Gjithnjë e më shumë fëmijë të infektuar me Covid-19 janë shtruar në spitalin e fëmijëve në Kozle, ndërsa 5 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit, njofton “Sitel”.

Fëmijët kanë frymëmarrje të ulët dhe një pamje klinike serioze, por gjendja e tyre është e qëndrueshme.

Nga 20 të shtrirë në dhomat e spitaleve, deri në 15 janë fëmijë të shkollave.

Përveç gjetjeve në mushkëri, pacientët gjithashtu kanë temperaturë të lartë dhe nevojë për oksigjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pediatrit paralajmërojnë se kjo valë është shumë më serioze se ato të mëparshme dhe numri i pranimeve dhe i të kontrolluarve është rritur me fillimin e vitit shkollor.

Mjekët kanë frikë se numri i nxënësve të infektuar do të rritet pasi fëmijët të mbyllen në klasa gjatë dimrit./Telegrafi/

Në Spitalin e Fëmijëve Kozle: Pesë fëmijë janë në mbështetje të oksigjenit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";