Një foshnjë një muajshe është pacienti më i ri në spitalin në Kozle. Aktualisht atje ka rreth 20 fëmijë pozitivë me coronavirus.

Drejtori i spitalit, mjeku Besnik Zeqiri, në “Utrinski Brifing” tha se 4 prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

“Nga grupi shkollor ka gjithsej 15 fëmijë, që kur filloi viti shkollor, numri i fëmijëve 16-vjeçarë është rritur pak.
Fëmijët më të vegjël shoqërohen nga prindërit e tyre. Shumica e prindërve, pra 80 për qind e tyre, janë pozitivë dhe trajtohen së bashku me fëmijët”, tha Zeqiri.

Coronavirusi gjithashtu mori shumë jetë të reja. Brenda një muaji, pati vdekje midis moshës 20 dhe 30 vjeç./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në spitalin “Kozle” pacienti më i ri me coronavirus është një foshnjë një muajshe shkruan Telegrafi.