Në Tabanoc janë kapur 126 litra prekursorë për prodhim të lëndëve narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në Tabanoc janë kapur 126 litra prekursorë për prodhim të lëndëve narkotike

Inspektorët e ekipeve mobile doganore të Departamentit për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga shtetas sllovak, në hyrje të vendkalimit kufitar Tabanoc, kanë gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe të prekursorëve për prodhim droge, njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përkatësisht, me datë 10.12.2023 në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrollit të automjetit me targa të Sllovakisë në bagazh nga inspektorët doganor janë gjetur katërmbëdhjetë kanaçe me gjithsej 126 litra prekursorë të drogës nga të cilat 10 kanaçe me afishe TOLUEN LAKARSKY me peshë 9 litra secila dhe katër kanaçe me afishe ACETON me peshë nga 9 litra.

Pas ekspertizës së mallit, u konstatua se ato janë prekursorë që përdoren për prodhimin e disa llojeve të drogës si kokainë, heroinë dhe droga të llojit amfetamine”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Ndaj personit, shtojnë nga atje, është paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”./Telegrafi/

Në Tabanoc janë kapur 126 litra prekursorë për prodhim të lëndëve narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy