MPB njofton se dje në të gjithë territorin e RMV-së ka gjobitur 205 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.02.2024) ka kryer kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 205 shoferë.

Prej tyre, tre automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 92 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 113 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të gjithë territorin e RMV-së janë shqiptuar 205 gjoba për shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë shkruan Telegrafi.