Policia dje në Tetovë ka arrestuar tre shtetas të Indisë, të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në mënyrë joligjore.

Siç njofton MPB, ata janë kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rreth orës 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar P.V (26), B.E (37) dhe T.V (22) nga India, për shkak të hyrjes joligjore në vend. Të tre shtetasit e Indisë janë dërguar në stacionin policor për kalime kufitare ‘Tabanoc’”, informoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ndaj të tre shtetasve indian, do të ketë procedurë për riatdhesim në shtetin e tyre./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Në Tetovë arrestohen tre indianë për shkak të hyrjes joligjore në RMV appeared first on Telegrafi.