
Shoqata e sapoformuar vullnetare zjarrfikëse “Pollog” për rajonin e Tetovës dhe vendbanimet përreth dhe komunat rurale, do t’i ndihmojë Njësisë territoriale zjarrfikëse – Tetovë kur të ketë nevojë për më shumë njerëz për ndërhyrje. Kjo u kumtua nga Komuna e Tetovës dhe NJZT Tetovë në shënimin e Ditës së zjarrfikësve në sheshin e qytetit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve se si do të përmirësohen kapacitetet e këtij shërbimi.
“Njësinë vullnetare të zjarrfikësve e kemi formuar në kuadër të Njësisë zjarrikëse territoriale Tetovë, së bashku me kryetarin e komunës. Tani momentalisht kemi 15 anëtarë të involvuar. Duam që në secilin fshat të ketë 2-3 të rinj që duan të përfshihen si vullnetarë. Ata vijnë me thirrje, kanë punën e tyre, por duan t’i ndihmojnë njësisë zjarrfikëse. Do t’i dërgojmë në Kroaci për të trajnuar vullnetarët dhe zjarrfikësit profesionistë. Shohim shumë interes nga të rinjtë që duan të përfshihen”, deklaroi Avni Ahmeti, komandant i NJZT Tetovë.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, potencoi rëndësinë që shërbimi zjarrfikës ka mbështetje nga donatorë të huaj.
“Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për njësi zjarrfikëse, e cila mbulon edhe komunat përreth, ne po punojmë fuqishëm që kjo njësi zjarrfikëse të jetë një ndër më të përgatiturit në nivel shtetëror, si me zjarrfikës shpëtimtarë, ashtu edhe në pjesën e pajisimit të tyre. Njësia zjarrfikëse sot janë shumë më e përgatitur se që ishte dje, por angazhimi jonë është që nesër të jemi edhe më të përgatitur. Prandaj, më lejoni të shpreh një falënderim të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar që kjo njësi të jetë në nivelin që është sot, veçanërisht për partnerët tanë nga Austria dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët janë mbështetës të përhershëm të zjarrfikësve tanë”, theksoi Kasami.
Shoqata e zjarrfikësve vullnetarë u formua para dy javëve
The post Në Tetovë formohet një Shoqatë e zjarrfikësve vullnetarë appeared first on Telegrafi.