Komuna e Tetovës njofton se me datë 26.08.2022 (e premte), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë.

Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 00:00 deri në orët e para të mëngjesit.

“Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit”.

“Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Në Tetovë sonte do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave appeared first on Telegrafi.