
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulla Von der Lejen, në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor, do të ndalojë edhe në Shkup.
Ndalesa e saj në Shkup do të jetë të mërkurën, ndërsa paraprakisht ajo do të vizitoj edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.
“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor të dielën. Ky do të jetë rasti për të përsëritur mbështetjen e BE-së për rrugën e anëtarësimit të rajonit në BE dhe aksesin gradual në Tregun e Përbashkët, si dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027”, thuhet në njoftimin nga KE.
Në Shkup, ajo pritet të zhvilloj disa takime edhe atë, me kryeministrin Hristijan Mickoskin, presidenten Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentarin Afrim Gashin.
Kujtojmë se përshkak të kushtëzimeve nga Bullgaria për ndryshimet kushtetuese Maqedonia e Veriut ka ngecur në rrugëtimin evropian, teksa liderët evropian u bë kohë që nuk e kanë vizituar vendin.