Gjykata Penale e Shkupit, në vend të aktgjykimit për rastin “Tortura” ka sjellë vendim që ta rihap diskutimin kryesor për këtë lëndë.

Këshilli Gjyqësor nuk e ka të qartë se cili nga të akuzuarit çfarë veprimesh ka ndërmarrë, dhe si kanë ndikuar ato veprime në kryerjen e veprës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska, në seancën e sotme tha se dëshmitë e Prokurorisë, për të cilat akuzohet ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, nuk janë mjaftueshëm të qarta, prandaj tha se kanë marrë vendim që gjykimi të rihapet në datën 8 dhe 14 korrik të këtij viti.

Ajo theksoi se për gjykatësit ka pengesa faktike për të sjellë aktgjykimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, ajo tha se edhe pse është rihapur gjykimi, diskutimi kryesor do të jetë në interval kohor më të shkurtë.

Ndryshe, kjo lëndë ka të bëjë me arrestimin e Ljube Boshkovskit. Ndërsa për këtë akuzohet ish-drejtori i atëhershëm i DSK-së Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Në vend të aktgjykimit, gjykata vendos ta rihap rastin “Tortura” shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";