Frekuenca e shtuar e automjeteve këtë mëngjes është regjistruar në daljen e vendkalimit kufitar Bogorodicë nga Maqedonia dhe në vendkalimin kufitar Tabanoc për të hyrë në vend, ku koha e pritjes është rreth 30 minuta, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga LAMM u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë pritet deri në gjysmë ore shkruan Telegrafi.