Mbi 500 edukatore dhe punonjëse në çerdhe në të gjithë vendin punojnë prej vitesh me status të pazgjidhur, përkatësisht me kontratë në vepër. Sipas SASHKU-ut, problem shtesë është se për arsye të ndryshme, shumë nga vendet që mbeten vakante për shkak të pensionimit apo dorëheqjes, zakonisht nuk plotësohen me staf të ri.

“Ministria e Financave nuk jep pëlqime për punësimin e punëtorëve të ri. Kjo duhet disi të anashkalohet nga komunat sepse ato janë themeluesit e objekteve të mbrojtjes së fëmijëve dhe pranojnë punëtorë për një periudhë të caktuar kohore përmes Agjencisë për Punësim të Përkohshëm dhe i financojnë dhe paguajnë nga buxheti i tyre. Ata paguhen paushall, me paga shumë të ulëta, diku dhe shumë më pak se paga minimale”, deklaroi Jakim Nedelkov – kryetar i SASHK-ut.

Edhe për ata me status të zgjidhur, kjo situatë paraqet problem të madh në punën e tyre të përditshme.

“Është e vështirë edhe për pjesën tjetër të të punësuarve sepse numri i të punësuarve është i vogël. Kolegët e përhershëm po ndërrohen, shkojnë në pushim mjekësor dhe për këtë, reduktohet aftësia punëtore e të gjithëve. Një numër i madh i kolegëve mbulojnë dy ose tre grupe dhe për këtë arsye funksionaliteti nuk është i njëjtë”, tha Biljana Petkoska – e punësuar në çerdhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mungesa e personelit është rritje dhe kjo reflektohet në punë. Numri i fëmijëve është i madh dhe ne nuk kemi staf për ta mbuluar atë numër dhe për ta kryer procesin edukativo-arsimor siç duhet, me cilësi. Për shkak të atij stafi të pamjaftueshëm, vijmë vetëm për kujdestari”, theksoi Nada Spanxhovska – punonjëse në kopshtin e fëmijëve.

Nga kopshtet thonë se jo vetëm duhet shtuar numri i punonjëseve, por duhet të sigurohen kushte më të mira dhe t’i kushtohet vëmendje numrit të fëmijëve në grupe. Vetëm në çerdhen e Strugës, 21 edukatore dhe përkëdhelëse kanë vite që punojnë me kontratë dhe me pagë prej vetëm 9 mijë denarësh./Alsat/

The post Nedellkov: Mbi 500 edukatore punojnë me status të pazgjidhur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";