minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Nënshkruhen protokolle për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor - Struga.info


Nënshkruhen protokolle për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrat e Shoqërisë Informative dhe Administratës nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria kanë nënshkruar Protokollet për Qasje të Lirë në Tregun e Punës në kuadër të iniciativës për Ballkanin e Hapur.

Protokolli i nënshkruar nga Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, dhe homologët e tij nga vendet fqinje thekson lirinë e qytetarëve të këtyre tre vendeve për të kërkuar dhe punuar në tregun e punës të njëra-tjetrës. Mbi bazën e këtij protokolli, pritet që testet teknike dhe rregullimet e fundit të përfundojnë brenda muajit mars 2024, duke e bërë këtë mundësi të disponueshme për qytetarët.

Një tjetër hap pozitiv në bashkëpunimin rajonal është nënshkrimi i Protokollit për Ndërlidhjen e Skemave Elektronike të Identifikimit për Qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ky hap ka për qëllim përmirësimin e shkëmbimit të informacionit dhe sigurimin e një komunikimi më të lehtë mes autoriteteve.

Gjithashtu, Drejtori i Agjencisë për Punësim, Vedat Osmani, ka nënshkruar Protokollin e parë për zbatimin e kushteve për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Ky hap do të përcaktojë detyrimet ligjore të të gjitha tre vendeve për të zbatuar lirinë e qytetarëve për t’u punësuar në secilin vend të tregut të punës në rajon.

Projekti synon të zhvillojë marrëdhëniet ekonomike dhe të ndihmojë në rritjen e investimeve dhe punësimit në Ballkanin Perëndimor, duke rritur njëkohësisht lëvizshmërinë e qytetarëve dhe lëvizjen e lirë të punëtorëve. Këto hapa përbëjnë një hap konkret drejt integrimimit të ngushtë në tregun e përbashkët evropian. /Telergafi/

The post Nënshkruhen protokolle për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy