Transportuesit privatë do t’i rikthehen punës në transportin publik të Qytetit të Shkupit. Kështu njoftuan nga NTP – Shkup, pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të ri të ndërmarrjes, Kërste Petkovski dhe transportuesve privatë.

Gjithsej 105 autobusë modernë privatë që i plotësojnë standardet mjedisore, sipas thirrjes publike, do të qarkullojnë në rrugët e Shkupit.

Ata do të shërbejnë në linjat: 23, 45, 61, 63, 73, 9, 11, 11A, 12, 47A, 55, 19, 20, 22, 52 dhe 54.

“Me mënyrën e re të punës dhe standardizimin në transportin publik, qytetarët do të kenë shërbim cilësor dhe në kohë, kurse buxhetet e Qytetit të Shkupit dhe NTP Shkup do të mbrohen nga keqpërdorimet dhe arbitrariteti që ka qenë praktikë në të kaluarën”, thuhet në njoftim e NTP-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nënshkruhet marrëveshja, autobusët privatë rikthehen në rrugët e Shkupit shkruan Telegrafi.