Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ky memorandum vendos bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të të dyja vendeve.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi, dhe është rezultat i komunikimit konstruktiv dhe të suksesshëm deri më tani. Qëllimi i tij është të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e praktikës gjyqësore dhe vendimeve të marra.

“Në kuadër të bashkëpunimit parashikohet organizimi i konferencave shkencore të përbashkëta, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe shkëmbimi i përvojave, praktikave gjyqësore, rezultateve hulumtuese dhe literaturës relevante. Kjo krijon një platformë për mbështetje të ndërsjellë dhe shkëmbim të praktikave të mira në fushën e gjyqësorit kushtetues”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Memorandumi i nënshkruar hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për pesë vjet, me mundësi për vazhdim pas skadimit të kësaj periudhe.