Nëntë shtetas të Maqedonisë, nga Izraeli zbritën në Tiranë

Nëntë persona nga Velesi, të cilët u ndodhën në Izrael si turistë gjatë luftimeve, u kthyen në Maqedoni. Në një fluturim të organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, ata ateruan shëndoshë e mirë në Tiranë nga Tel Avivi dhe prej andej me furgon për në Veles.

Njëri prej tyre tha për TV 24 se sulmi i parë me raketa ndaj Izraelit ka ndodhur në mëngjes, teksa ata po hanin mëngjes.

Ndonëse nuk ka ndier frikë, njëri thotë se pasi kanë parë në televizion se situata ishte e rëndë, kanë vendosur të kthehen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Mbi 100 shtetas të RMV-së duan të largohen nga Izraeli, MPJ: Shumica ndodhen në lokacione të sigurta

Ata kontaktuan me ambasadën e RMV-së në Tel Aviv, e cila u organizoi menjëherë një fluturim për në Tiranë, së bashku me një delegacion shqiptar që ndodhej në Izrael. Banori i Velesit thotë se as rrugës për në aeroport nuk e ka vërejtur se ishte gjendje lufte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas ata zbarkuan shëndoshë e mirë në Tiranë, ku i priti personalisht ambasadori i Maqedonisë Danço Markovski.

Nëntë qytetarët e Velesit janë pjesë e 50 shtetasve të Maqedonisë të vendosur në Izrael dhe numri i tyre i përgjithshëm është rreth 200. Kryeministri Kovaçevski thotë se po punohet për gjetjen dhe kthimin e sigurt të të gjithëve./Telegrafi/

The post Nëntë shtetas të Maqedonisë, nga Izraeli zbritën në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";