Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër (e mërkurë dhe enjte), në orët e hershme të mëngjesit do të realizohet faza e dytë e dezinsektimit me aeroplan në rajonin e qytetit të Shkupit kundër formave të mëdha të mushkonjave.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.

Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Nesër edhe pasnesër do të ketë spërkatje kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";