
Iniciativa “Të gjithë për Palestinën” po organizon marshim proteste për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar gjenocidin në Gaza. Ngjarja do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor 2025, duke filluar nga ora 12:00, përpara monumentit të “Simfonisë së Paqes” në sheshin Lirisë
Marshimi do të vazhdojë nëpër qendër të qytetit, duke kaluar përpara ndërtesës së Parlamentit dhe duke përfunduar përpara ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Përfaqësuesit e Iniciativës “Të Gjithë për Palestinën” do të jenë të disponueshëm për deklarata për median në pikat e fillimit dhe të mbarimit të marshimit.
Ngjarja është pjesë e lëvizjes globale të solidaritetit me Palestinën, e cila tërheq vëmendjen ndaj nevojës urgjente për qasje të papenguar humanitare në Gaza dhe një rindërtimi të drejtë të udhëhequr nga populli palestinez. Pavarësisht armëpushimit zyrtar, sulmet, kufizimet në ndihmë dhe dhuna kundër civilëve dhe personelit mjekësor vazhdojnë, duke dëshmuar se “paqja” aktuale nuk do të thotë fund i krimeve ose përmbushje e detyrimeve ndërkombëtare, duke përforcuar më tej nevojën për presion politik dhe ligjor për drejtësi dhe liri të vërtetë për popullin palestinez.
Protesta synon të kujtojë se nuk ka paqe pa liri dhe se drejtësia për Palestinën është një parakusht për një botë të drejtë.
 
 
 
 
