Duke filluar nga nesër në orët e hershme të mëngjesit, me ndërprerje të pjesshme të furnizimit me ujë do të jenë vendbanimet Vizbeg, bulevardi “Bosnja dhe Hercegovina”, Çairi, Fusha e Tophanes, Autokomanda, zona e lartë e Hekurudhës dhe Butel 1, për shkak të ndërlidhjes së tubacionit kryesor të ujësjellësit.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup sot kumtoi se aktivitetet e punës pritet të përfundojnë për më pak se 15 orë, ku shumica e orëve do të ndahen për zbrazjen dhe mbushjen e tubacionit kryesor.

“Të shtunën (31 maj), duke filluar nga ora 00:00, janë planifikuar aktivitete për rregullimin e tubacionit kryesor të ujësjellëit dhe montimin e një ventili rregullator, për të cilin qëllim është përgatitur një plan që parashikon një procedurë të saktë për përfundimin e shpejtë dhe efikas të një ndërhyrjeje të tillë. Qëllimi kryesor i këtij Plani operativ është përmirësimi i furnizimit me ujë dhe presionit të ujit, si dhe zvogëlimi i humbjeve të ujit”, theksohet në kumtesën.

The post Nesër pa ujë disa zona të Shkupit, do të intervenohet në tubacionin kryesor të ujësjellësit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";