Me rastin e shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, nesër në një pjesë të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Bulevardi KAÇKM në “Novo Lisiçe” të Shkupit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim.

Bulevardi do të mbyllet në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Srbija” deri në kryqëzimin me bulevardin “Fushatat e shkurtit”.

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup appeared first on Telegrafi.