Nesër seancë e Këshillit ekonomiko-social, LSM: Paga minimale 500 euro dhe rritje 100 euro për të gjithë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pagë minimale prej 500 eurosh dhe rritje prej 100 eurosh për të gjitha pagat – kjo është kërkesa që nesër do ta paraqesë LSM në seancën e Këshillit Ekonomiko-Social, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë dhe punëdhënësit. Kryetari i LSM, Sllobodan Trendafilov, dërgoi mesazh se kjo është një mundësi e mirë për Qeverinë që të tregojë se kujdeset për punëtorët.

Ai u bëri thirrje deputetëve që para shpalljes së zgjedhjeve lokale, të miratojnë me procedurë të përshpejtuar ndryshimet ligjore për vendosjen e pagës minimale prej 500 eurosh.

Për më tepër, ajo që është shqetësuese në Maqedoni është fakti që 55.7% e qytetarëve nuk mund të përballojnë pushime vjetore as për 7 ditë në një bungalow në Dojran, sipas të dhënave të Eurostat-it.

Trendafilov iu drejtua edhe sindikatave të tjera, duke i pyetur nëse nesër do të jenë në anën e Qeverisë apo të punëtorëve. Në takim pritet të diskutohet edhe për masat kundër çmimeve të larta, si dhe për shportën e re të miratuar nga Qeveria, pasi kishte kritika për versionin e shportës sindikale.

Advertisement

Kryeministri Mickoski njoftoi se do të prezantohen pesë lloje shportash: për pensionistë, beqarë, çifte të rinj, familje me tre dhe katër anëtarë.

Kryeministri thotë se Qeveria po punon dhe do të punojë për rritjen e pagave. Fakti që paga mesatare është rritur në 45.800 denarë është dëshmi, por edhe kjo, sipas tij, nuk mjafton.

Sipas sindikalistëve, paga minimale prej 400 eurosh në vend është më e ulëta në rajon, më e ulët se në Serbi, Mal të Zi, Bosnje, Slloveni dhe Kroaci. Për të ndaluar emigrimin, sipas tyre, Qeveria duhet t’i përkrahë punëtorët, ashtu siç bëjnë qeveritë në rajon.

The post Nesër seancë e Këshillit ekonomiko-social, LSM: Paga minimale 500 euro dhe rritje 100 euro për të gjithë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy