Kompania me kosto të ulët “EasyJet” planifikon të ndërpresë operimet ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit dimëror 2024/25, me çka do të përfundojë shërbimi i vazhdueshëm trevjeçar në kryeqytetin e RMV-së, shkruan “Ex JU Aviation”.
Kompania ajrore, siç thuhet në njoftim, ka planifikuar fluturimin e fundit mes dy qyteteve për datën 1 nëntor dhe shitja e biletave është pezulluar.
“EasyJet” hyri në tregun e RMV-së në nëntor 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Linja Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime./Telegrafi/
The post Nga 1 nëntori ndërpritet linja ajrore Shkup-Gjenevë appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";