
Sezoni i peshkimit sportiv në ujërat e Parkut Kombëtar të Mavrovës për sezonin 2024/2025 po mbaron. Që nga 2 nëntori, Parku Kombëtar i Mavrovës do të vendos ndalesë për peshkimin sportiv në periudhën në vijim, e cila do të zgjasë deri më 31 janar 2026.
“Ndalimi vlen për të gjitha ujërat në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës, përkatësisht: Liqenin e Mavrovës dhe Lumin Radika me të gjitha degët e tij. Kjo periudhë është menduar për mbrojtjen dhe riprodhimin e peshkut, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të peshkimit sportiv në sezonet e ardhshme”, njoftojnë nga Parku Kombëtar i Mavrovës.
Sezoni i ri i peshkimit sportiv do të fillojë më 1 shkurt 2026.
Parku Kombëtar i Mavrovës dëshiron të falënderojë të gjithë peshkatarët sportivë për mirëkuptimin dhe respektimin e këtij vendimi, i cili kontribuon në mbrojtjen e pasurisë natyrore në këtë park kombëtar./Telegrafi/
 
 
 
 
