
Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se më 19.08.2025 (e martë) do të fillojë realizimi i dezinsektimit tokësor në territorin e qytetit, kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.
Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave do të kryhet nga 19.08.2025 (e martë) deri më 22.08.2025 (e premte), nga ora 22:00 deri në 03:00 të mëngjesit të ditës së ardhshme.
“Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimin, ai do të realizohet në të njëjtin orar ditën e parë që kushtet do të jenë të favorshme. Qytetarët bletarë njoftohen që të marrin masa të nevojshme për mbrojtjen e bletëve”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Advertisement
The post Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup appeared first on Telegrafi.