“Nga e mërkura çdo konsumator do të ketë mundësinë të blejë në supermarket me një çmim të shënuar që nuk do të mund të rriten, ndërsa nesër në seancën e Qeverisë do të të përzgjidhen produktet, gjegjësisht 25 kategoritë e produkteve që do të jenë ulur për 10% në raport me çmimin që kishin më 1 gusht”, tha në konferencën e sotme për media, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Nesër në seancën e Qeverisë do të dorëzohet çmimi dhe nga e mërkura do të fillojnë kontrollet e intensifikuara të IPK-së, ku do të përfshihen edhe anëtarë nga Qeveria. Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë palëve të interesuara në vendin tonë, prodhuesit dhe tregtarët, produktet e të cilëve nuk janë në listë, të kontaktojnë ministrinë për të zgjeruar gamën e produkteve më të lira. Sot do të kem një takim si me prodhuesit ashtu edhe me shpërndarësit e pijeve, për t’i përfshirë në vendimin për uljen e çmimeve deri më 30 nëntor”- tha Bekteshi.

Ai zbuloi se çmimi i një produkti të caktuar do të ulet pavarësisht se kush e prodhon, importon apo shpërndan atë.

“Nëse ulet çmimi i spagetit, do të ulen të gjitha llojet e spagetit, jo vetëm nga një prodhues. Bëhet fjalë për 25 kategori të produkteve bazë dhe sipas numrit dhe llojit të produkteve bëhet fjalë për më shumë se 50”, tha Bekteshi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lista përfshin pothuajse të gjitha produktet ushqimore nga industria e bukës, e mishit dhe e qumështit.

The post Nga e mërkura produktet që do të ulen për 10% do të kenë çmim të shënuar në tregje, tha ministri Bekteshi appeared first on Telegrafi.