Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe nga nesër do të integrohet plotësisht ushtarakisht në NATO, tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo në konferencën e sotme për media tha se me konferencën finale integruese të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s ka përfunduar “periudha e provës” për anëtarësimin e vendit në aleancë.

Me këtë konferencë dhe nënshkrimin e nesërm të deklaratës, Maqedonia e Veriut, siç theksoi ajo, “me një fjalë përfundon integrimin ushtarak në NATO dhe bëhet anëtare e barabartë në të gjitha pjesët ushtarake të Aleancës”.

“Kemi treguar se i përmbushim objektivat e vendosura dhe se i japim rezultatet e pritura edhe në kushtet e një agjende shumë ambicioze. Kjo disi përfundon “periudhën tonë të provës” në NATO. Ne i kemi plotësuar kushtet për integrim ushtarak dhe për të vazhduar me të ashtuquajturin planifikim të përbashkët të NATO-s,” tha Sheqerinska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Procesi i integrimit ushtarak të Maqedonisë në NATO filloi dy vjet e gjysmë më parë kur u ftua për anëtarësim.

Në mars të vitit 2020, Maqedonia u bë anëtare e plotë e asaj aleance ushtarako-politike.

Sipas Sheqerinska, zhvillimi i Ushtrisë vazhdon dhe janë planifikuar 22 projekte, disa prej të cilave janë përfunduar, disa janë filluar dhe disa do të realizohen deri në vitin 2028./Telegrafi/

Nga nesër Maqedonia e Veriut do të integrohet plotësisht ushtarakisht në NATO shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";