Ministria e Punëve të Brendshme fillon sot me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve për banorët e Shkupit.

“Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit është konstatuar se ajo është e pakompletuar, jo gjithëpërfshirëse dhe e pamjaftueshme efikase, dhe në të njëjtën kohë nuk ka të kenë efektin e dëshiruar si te qytetarët ashtu edhe te punonjësit e policisë të cilët ishin përgjegjës për shpërndarjen”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Brendshme njofton se sot në ambientet e stacioneve policore kompetente vendore do të nisë një proces i ri për dhënien e letërnjoftimeve, sipas vendit ku jeton të shënuar në letërnjoftim.

Çdo qytetar do të mund të ketë qasje në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë kartën e përfunduar të letërnjoftimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga sot në Shkup do të jepen letërnjoftime në stacionet kompetente policore, sipas vendbanimit shkruan Telegrafi.