Liqeni i Osllomejt ka mbetur i ngrirë për shkak të temperaturave polare. Temperaturat në rajonin e Kërçovës arritën deri në -15 gradë celsius.
Nga Shoqata e peshkatarëve “Hunter fish” theksojnë se fondi i peshqve nuk rrezikohet për shkak se trashësia e akullit nuk është e madhe. Ata po ashtu sqarojnë se liqeni është i thellë, ndërsa kryetari i kësaj shoqate, Besmir Elezi thotë se është pritur ngrirja e liqenit.
Po ashtu edhe disa pjesë të Liqenit të Ohrit janë ngrirë në qytetin e Ohrit dhe Strugës.
Kujtojmë se në Maqedoni sivjet temperaturat u ulën deri në -16 gradë celsius./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Ngrihet Liqeni i Osllomejt për shkak të temperaturave të ulëta appeared first on Telegrafi.