Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ngriti aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për vepër penale “Rrezikim i sigurisë”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Më 29 prill, në fshatin Vrutok, i pandehuri kërcënoi se do të sulmonte jetën ose trupin e një zyrtari – një gjyqtari në Gjykatën Themelore në Gostivar. Kërcënimet u bënë në lidhje me kryerjen e detyrave profesionale që gjyqtari ndërmori brenda kuadrit të autoritetit të tij.

I akuzuari hyri në oborrin e shtëpisë së familjes së gjyqtarit, e pyeti nëse e njihte dhe filloi ta kërcënonte drejtpërdrejt, duke përmendur një lidhje me një proces gjyqësor të supozuar. Pasi bëri kërcënime të forta, ai u largua.

Me propozimin për ngritje të aktakuzës, prokurori publik kompetent paraqiti edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të akuzuarin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ngritet aktakuzë kundër një personi në Gostivar, ka kërcënuar një gjyqtarë appeared first on Telegrafi.