Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër (7maj 2021 e premte) për vizitë pune do të qëndrojë në Estoni.

Sipas njoftimit të SÇE-së, janë paraparë takime me Ministren për Punë të Jashtme Eva-Marija Liimets, me përfaqësues të parlamentit të Estonez (Riigikogu) – Marko Mikelson, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Siim Kaalas, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, si dhe me përfaqësues të kabinetit të Kryeministres Kaja Kalas përgjegjës për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Dimitrov do të takohet edhe me drejtorin e Qendrës Estoneze për Partneritet Lindor – Gert Antsu, ndërsa pas vizitave të fundit në Vilnius dhe Rigë, me Talinin, Dimitrov do ta rrumbullakojë turneun e tij baltik, duke i lidhur sërë vizitat në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, të rëndësishme për procesin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, Dimitrov do ta përcjell mesazhin për nevojën e miratimit të kornizës reformuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në sa më shpejtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në takime do të diskutohet edhe përforcimi i bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, me fokus të veçantë në procesin e digjitalizimit. Përmes mbështetjes konkrete të ekspertëve, si një nga vendet më të suksesshme evropiane lidhur me digjitalizimin, Dimitrov do të diskutojë për përcjelljen e përvojave estoneze me e-qeveri, si dhe digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Nikolla Dimitrov për vizitë punë në Estoni shkruan Telegrafi.