Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, zv. ministri i Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski janë në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës me ftesë të Liburn Aliju, Ministër i Transportit Republika e Kosovës.

Në kuadër të vizitës u takuan me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliju, me ç’rast u bisedua për realizimin e projekteve kapitale që janë me interes të përbashkët për të dyja vendet. Krahas takimit u bë një pasqyrë e disa projekteve infrastrukturore që po kryhen në Kosovë.

Në takim u ngrit çështja e lidhjes hekurudhore ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës, si dhe ndërtimi i stacionit të përbashkët hekurudhor që do të lehtësonte procedurat kufitare në transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

Gjithashtu u bisedua edhe për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren me ndërtimin e një tuneli të përbashkët e cila do të jetë edhe si një pikë kufitare në mes Maqedonisë dhe Kosovës. Të dy palët u pajtuan që të formohen grupe punuese që do të mundësojnë realizimin e këtij projekti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Nikolloski: Do të formohen grupe punuese për realizimin e projektit të rrugës Tetovë-Prizren appeared first on Telegrafi.