
Ndërtimi i Spitalit Klinik në Shtip do të përfundojë, do të ndërtohet një Fakultet i ri Mjekësor dhe një konvikt studentor, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, duke folur për qëllimin e parave nga kredia britanike.
“Këtyre projekteve po u shtojmë një rindërtim të plotë të Spitalit Klinik në Tetovë, si dhe ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri në Kërçovë, së bashku me një Qendër Shëndetësore krejtësisht të re. Për të gjitha projektet, marrim një shumë prej rreth 190 milionë eurosh, për të gjitha së bashku.
Lidhur me kushtet e kredisë, ai shtoi se RMV ka kushte mjaft të mira.
“Patjetër që do të marrim një periudhë shlyerjeje mbi 15 vjet dhe shumë më tërheqëse sesa ajo që Serbia ka si kusht, për shembull. Serbia tani po ndërton autostradën Beograd-Sarajevë me një normë interesi prej 3.5%. Do të kemi një shumë shumë më të ulët”, theksoi Nikoloski.
The post Nikolloski: Maqedonia do të ketë periudhën më të gjatë të shlyerjes së kredisë britanike appeared first on Telegrafi.