Një nga ata që përshembull ka një përfitim të madh nga ndryshimet në Kodin Penal, për të cilin nuk kam dëgjuar asgjë nga autoritetet, është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili ka marrë amnisti të plotë për përgjimet, ndërsa thelbi i i gjithë procesi i publikimit të të ashtuquajturve bomba ishte për të zbuluar se kush përgjonte dhe pse, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski.

“Kur e përjashtuam nga partia, unë personalisht thashë se nuk duhet të gënjejmë dhe të mashtrojmë opinionin se po përgjojnë shërbimet e huaja dhe furgonët e verdhë, por përgjimet janë brenda DSK-së.

Tani e shoh se qeveria aktuale e BDI-së dhe LSDM-së nuk dëshiron që të zbardhet e vërteta deri në fund, e amnistojnë dhe i është vjetërsuar rasti dhe kështu ka vjetërsuar edhe lënda penale e tij. Për momentin e vetmja që ndiqet penalisht për përgjimet është një person i cili është viktimë e përgjimeve dhe ajo është ish-ministrja Gordana Jankulloska. Në fund të fundit, kjo çështje u festua edhe me dasmën më të shtrenjtë në historinë e Maqedonisë, për të cilën nuk dëgjova asnjë fjalë të thuhet nga BDI dhe LSDM”, thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së për “Triling”./Telegrafi/

The post Nikolloski: Mijallkov është shumë i kënaqur me ndryshimet në Kodin Penal, por nga qeveria nuk ka asnjë reagim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";