
Rregullat për udhëtim në Bashkimin Evropian janë shtyrë për Maqedoninë dhe duhet të fillojnë vitin e ardhshëm, nëse nuk ka vonesa të mëtejshme, dhe ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me BE-në për të koordinuar të gjithë procesin, tha sot zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, para një takimi pune në Odën Ekonomike me ftesë të kryetarit të Odës së Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
Në takim, siç është njoftuar, do të diskutohen disa tema, dhe theks i veçantë do të vihet në problemin me protokollet e reja të Bashkimit Evropian, EES (Sistemi i Hyrjes/Daljes) dhe ETIAS (Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit), si dy sisteme të ndara që BE-ja po i prezanton gradualisht për menaxhimin dhe kontrollin e hyrjes në zonën Shengen, njëri nga viti 2025 dhe tjetri nga viti 2026, dhe të cilat, sipas Odës Ekonomike, do të paraqesin një barrë shtesë për kompanitë.
“Lidhur me rregullat për hyrje në BE, ato janë shtyrë për Maqedoninë, ato do të fillojnë, nëse fillojnë vitin e ardhshëm nëse nuk ka vonesa të mëtejshme. Ndërkohë, jemi në dialog aktiv me përfaqësuesit e BE-së dhe për ndonjë rastësi pas këtij takimi do të kem një takim me ambasadorin e BE-së Michalis Rokas, i cili nuk ka lidhje me këtë, por prapë kemi komunikim aktiv dhe sigurisht që do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë më të lehtë hyrjen e qytetarëve të vendit në BE. Në thelb, ajo për të cilën jemi të informuar është se sistemi ekzistues i BE-së po dixhitalizohet, bota, teknologjia po ecën përpara dhe në atë drejtim, ajo që po prezanton BE duhet të respektohet nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër, procedura për hyrjen e qytetarëve të vendit nuk duhet të jetë e ndërlikuar. Sigurisht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Çështjeve Evropiane kanë komunikim dhe së bashku si qeveri do të koordinohemi kur të prezantohet”, tha Nikolloski.
Biznesi, siç theksohet nga Oda, tregon se me protokolle të tilla, operatorët e transportit janë në disavantazh krahasuar me operatorët e BE-së në aspektin e kufizimeve të vendosura, për shkak të rregullave të Shengenit që kufizojnë periudhën e një shoferi profesional që mund të kryejë shërbime transporti dypalësh (kufizim prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore).
Sipas informacioneve të fundit, Sistemi i Hyrjeve/Daljeve (EES) do të fillojë më 12 tetor 2025./Telegrafi/
The post Nikolloski: Rregullat për udhëtim në Bashkimin Evropian janë shtyrë për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.