Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dërgoi urime me rastin e shënimit të 2 Gushtit – Ilindeni, Dita e Republikës.

“Lavdi heronjve të betejës së Slivës që dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë dhe lavdi heronjve të Ilindenit dhe të mëdhenjve të epopesë së Ilindenit. Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë. Lavdi e përjetshme!”, thekson Nikolloski, i cili sot ishte pjesë e delegacionit qeveritar në Krushevë.

Zëvendëskryeministri Nikolloski vendosi lule në varrin e Nikolla Karevit dhe në monumentin e heronjve në vendin “Sliva”, ndërsa mori pjesë edhe në ngjarjen përkujtimore në tempullin “Shën Nikolla”.

“Për Ilinden tradicionalisht në Krushevën e lavdishme! Një homazh para të madhit dhe presidentit të Republikës Nikolla Karev. Lavdi atij!”, shkroi Nikolloski në një postim në Fejsbuk.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nikolloski: Shumë heronj dhanë jetën për lirinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.