Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski u deklarua në Facebook rreth informatave të ASKpër përgjim të gazetarëve dhe kryeministrit aktual Hristian Mickoski në periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2024.

Nikollovski tha se do të ketë përgjegjësi dhe procesuim të përgjegjësve për keqpërdorim të shërbimeve sekrete.

“Në ditët opozitare shprehëm dyshime se jemi të ndjekur nga shërbimet sekrete të cilt u keqpërdorën nga pushteti i LSDM-së dhe BDI-së, e me ta edhe Stevo Pendarovski. Patëm dyshime se Agjencia për zbulim shkruan raporte të rrejshme shpifëse drejt partnerëve aleatëve perëndimorë, ndërsa ASK ka ndjekur dhe përgjuar”.

“Kjo ishte mënyrë për diskreditim politik që nuk pati sukses! Ndryshimet ndodhën në zgjedhjet e vitit të kaluar, e me atë edhe rruga drejt spastrimit në shërbimet sekrete dhe prëgjegjësisë për ata të cilët i keqpërdorën”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bëj thirrje, Prokuroria ta hetojë këtë dhe përgjegjësit të ndiqen penalisht. Mjaft me keqpërdorime të shërbimeve sekrete!!!”, shkroi Nikollovski në Facebook.

The post Nikollovski: Do të ketë përgjegjësi për keqpërdoruesit e shërbimeve sekrete dhe përgjimit nga viti 2019 deri 2024 appeared first on Telegrafi.