Drejtori i Doganave Boban Nikollovski, sot në ngjarjen “Një vit rezultate” tha se Drejtoria e Doganave ka parandaluar kundërvajtje dhe vepra penale në 520 raste, që është dyfish më shumë se vitin e kaluar. Ai gjithashtu tha se janë zbuluar rrjete kriminale të organizuara të cilat kanë kryer vepra kriminele me mbi 230 automobila të përdorur, 230 kilogramë drogë dhe 600 kilogramë anabolikë, është parandaluar një tentativë për të kontrabanduar ar në vlerë prej gjysmë milionë euro, 30 kilogramë argjend, mbi 200 kilogramë barna dhe mbi 10 mijë kilogramë suplemente, 400 mijë pako me cigare dhe puro.

Gjithashtu tha se në 94 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale janë konfiskuar 180 mijë copë mallra.

“U parandaluan kundërvajtje dhe vepra penale, me gjithsej 520 raste të sekuestrimeve të regjistruara, ose dyfish më shumë se vitin e kaluar. U ngritën gjithashtu 181 kallëzime penale për krime të kryera kundër 307 personave fizikë dhe 99 personave juridikë, ose, siç theksoi ai, katër herë e gjysmë më shumë krahasuar me vitin e kaluar kur u ngritën 42 kallëzime penale. Këto janë rezultate historike të cilat do të mbahen mend në historinë e Drejtorisë Doganore”, theksoi Nikollovski.

Ai thotë se gjatë vitit të kaluar, pasi kanë analizuar situatën në institucion, kanë punuar për të filluar ndryshime urgjente, por të qëndrueshme dhe të dukshme, për operacione më të suksesshme, siguri më të madhe, luftë kundër korrupsionit, zbulim të rrjeteve të krimit të organizuar dhe parandalim të kontrabandës. Ka pasur kontrolle të shtuara, profesionalizëm të shtuar të shërbimeve, përmirësim të proceseve doganore, por edhe bashkëpunim të përmirësuar me kompanitë, gjë që, siç tha ai, rezultoi në mbledhje më të lartë të të ardhurave në Buxhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne filluam fuqishëm që nga muaji i parë. Sot, Drejtoria Doganore përfaqëson një nga shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet shteti, një simbol të prosperitetit, një simbol të sigurisë”, tha Nikollovski.

Rritja e kontrolleve, rritja e profesionalizmit të shërbimeve, përmirësimi i proceseve doganore, por edhe bashkëpunimi i përmirësuar me kompanitë, sipas tij, kanë rezultuar në mbledhje më të lartë të të ardhurave në Buxhet.

“Kështu, gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare, kemi mbledhur të ardhura në vlerë prej mbi dy miliardë eurosh, ose pothuajse 105 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme. Ka një rritje të të ardhurave në çdo bazë. Të ardhurat nga taksat doganore shënuan një rritje prej 15.2 përqind, nga akciza për 7.1 përqind, ndërsa të ardhurat nga taksa e automjeteve shënuan një rritje prej 17 për qind. Kjo përfaqëson një shumë serioze që derdhet në Buxhet për më shumë investime kapitale, të cilat kanë stimuluar aktivitetin ekonomik dhe kanë çuar në rritje më të lartë ekonomike”, theksoi Nikollovski.

Në të gjitha pikat kufitare dhe terminalet kufitare është vënë në funksion një sistem mbikëqyrjeje me video dhe një sistem njohjeje të targave, një nga më modernët në Evropë, ku regjistrimet nga sistemet përfaqësojnë dhe tashmë përdoren si prova në procedurat para-hetimore të Drejtorisë Doganore, si dhe organeve të tjera hetimore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, progresi në luftën kundër korrupsionit është tashmë i matshëm dhe i njohur.

“Këtë vit KSHPK në raportin për vitin 2024 na vlerësoi lartë në vend të pestë nga gjithsej 72 institucione në zbatimin e politikave për integritet, me ç’rast veçanërisht janë vërejtur përmirësime në pjesën e identifikimit të pikave të rreziqeve nga korrupsioni, si dhe hapat konkret të ndërmarrë për parandalimin e ndeshjes së interesave mes të cilave janë shqiptuar masa displinore, por edhe largim nga puna të nëpunësve doganor të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjet”, tha drejtori i Drejtorisë.

The post Nikollovski: Drejtoria e Doganave për një vit ka mbledhur mbi 2 miliardë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";